Garda Revolucionare e Iranit prezanton raketën e re me "Khejbar Shekan"
Garda Revolucionare e Iranit ka prezantuar një raketë të re me rreze të larta veprimi dhe me precizitet të lartë me emrin "Khejbar Shekan".
Agjencia e lajmeve Sepah News njoftoi se njëkohësisht me festimin e 43 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në prani të gjeneral Muhamed Bagheri, shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit dhe gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandantit të forcës ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare, është prezantuar raketa me rreze të larta veprimi dhe me precizitet të lartë me emrin "Khejbar Shekan" si raketa më e re strategjike e Gardës Revolucionare të Iranit.
Raketa strategjike "Khejbar Shekan" është prej gjeneratës së tretë të raketave me rreze të larta të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit e cila ka karakteristika të veçanta. Kjo raketë funksionon me lëndë djegëse të ngrirë dhe ka një të tretën e peshës së llojeve të ngjashme të raketave dhe koha e përgatitjes së saj për hedhje është reduktuar në një të gjashtën e kohës së nevojshme për raketat e llojeve të tjera. Lehtësia dhe shpejtësia e jashtëzakonshme në goditjen e objektivit në distancë 1450 kilometra, konsiderohen prej kapaciteteve të tjera të veçanta të kësaj rakete. Ky sistem raketor është tërësisht prodhim iranian dhe që nga ideja e deri të produkti i prodhuar, është rezultat i punës dhe përpjekjeve të forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.