Pasqyrimi i 22 Bahmanit në mediat botërore
Media të ndryshme në gjuhën angleze mbuluan të premten 43-vjetorin e lavdishëm të fitores së Revolucionit Islamik në Iran.
Associated Press raportoi: "Për shkak të pandemisë së virusit Corona, për të dytin vit radhazi, mijëra makina dhe motoçikleta marshuan të premten për të festuar 43 vjetorin e Revolucionit Iranian të vitit 1979". Associated Press shtoi se përvjetori i fitores së Revolucionit Islamik në Iran po festohet në një kohë kur bisedimet midis Teheranit dhe fuqive botërore janë duke u zhvilluar në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore. Nga ana tjetër, Agjencia turke e lajmeve Anatoli, raportoi se banorët e Teheranit, në përvjetorin e Revolucionit Islamik, u mblodhën në sheshin Azadi në përvjetorin e Revolucionit Islamik herët në mëngjesin e së premtes, duke valëvitur flamujt trengjyrësh nga xhamat e veturave të tyre dhe kënduan këngë dhe slogane revolucionare. Anatoli shtoi se marshime të ngjashme u mbajtën në qytete të vogla dhe të mëdha të Iranit, duke përfshirë qytetet e mëdha Isfahan, Hamedan, Tabriz, Mashhad dhe Kom. Sipas kësaj agjencie të lajmeve, të enjten mbrëma, në natën e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, qiejt e qyteteve të ndryshme iraniane u ndriçuan me drita dhe fishekzjarre, ngjashëm me vitet e kaluara. "Pavarësisht motit të ftohtë, populli iranian marshoi në përvjetorin e Revolucionit Islamik me makina dhe motoçikleta", raportoi AFP. Disa kishin lyer me ngjyrë jeshile, të bardhë dhe të kuqe makinat e tyre, dhe disa nëpër xhamat e makinave kishin shkruar slogane të tilla si "Ne do qëndrojmë deri në fund" dhe "Ne nuk do të dorëzohemi". Duke iu referuar festimit të përvjetorit të Revolucionit të lavdishëm iranian, Reuters gjithashtu pasqyroi fjalimin e sotëm të Presidentit iranian Ibrahim Raisi, duke e cituar atë të thoshte: "Shpresa jonë është në lindje, perëndim, veri dhe jug të vendit tonë dhe ne nuk do të shpresojmë kurrë te Vjena dhe Nju Jorku”. The Times of India gjithashtu mbuloi ngjarjen dhe shkroi: "Iranianët po festojnë me madhështi 43 vjetorin e Revolucionit Islamik. Euronews postoi gjithashtu një video-raport të marshimit të lavdishëm të popullit iranian në këtë ditë duke theksuar: Mijëra makina dhe motoçikleta marshuan të premten për të festuar 43 vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979. Përveç mediave në gjuhën angleze, edhe gazetarët e mediave arabe mbuluan marshimin e këtij viti. Korrespondenti i rrjetit libanez "Al-Mayadin" raportoi në rrugët e Teheranit se pavarësisht pandemisë së virusit Corona, populli iranian mori pjesë masivisht në marshimin e 22 Bahmanit me motoçikletat dhe makinat e tyre. Seksioni arab i agjencisë ruse të lajmeve Sputnik dhe rrjeti i Katarit Al-Jazeera transmetuan direkt gjithashtu marshimin madhështor të popullit në Teheran.