Mbulim i gjerë i marshimit të 22 Bahmanit në mediat botërore
Mediat në gjuhën angleze nga vende të ndryshme pasqyruan marshimin e lavdishëm të 43-vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.
Associated Press në një raport shkroi: Për shkak të shpërthimit të virusit Corona, për të dytin vit radhazi, mijëra makina dhe motoçikleta marshuan të premten për të festuar 43 vjetorin e Revolucionit Iranian të vitit 1979. Turma marshoi, duke mbajtur flamuj iranianë, duke brohoritur "Vdekje Amerikës" dhe "Vdekje Izraelit" dhe duke festuar ngritjen e revolucionit dhe dëbimin e Shahut që ishte nën mbrojtjen perëndimore dhe duke festuar ardhjen në pushtet të udhëheqësve islamikë. Associated Press deklaroi se përvjetori i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit po mbahej ndërsa negociatat mes Teheranit dhe fuqive botërore po zhvilloheshin në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore. Agjencia Franceze e Lajmeve gjithashtu në një raport shkroi: Populli iranian marshoi në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik "pas timonit të makinave". Sipas raportit, disa nga pjesëmarrësit në kremtimin e fitores së Revolucionit Islamik, ashtu si në vitet e kaluara, dolën në rrugë në këmbë. Pavarësisht motit të ftohtë, njerëzit me motoçikleta dhe biçikleta arritën në Sheshin simbolik Azadi, raportoi AFP. Duke iu referuar kremtimit të përvjetorit të revolucionit të lavdishëm iranian, Reuters gjithashtu pasqyroi fjalimin e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe shkroi: Shpresa jonë është në lindje, perëndim, veri dhe jug të Iranit dhe qeveria nuk shpreson kurrë në Vjenë dhe Nju Jork. Euronews në faqen e saj arabe gjithashtu postoi një video-raport të marshimit të lavdishëm të popullit iranian në këtë ditë. Në lidhje me këtë agjencia turke e lajmeve “Anatoli” në një raport shkruante: Populli i Teheranit në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, teksa nxirrnin flamujt trengjyrësh të vendit të tyre nga xhamat e makinave të tyre, u zhvendosën në sheshin Azadi. Të gjitha rrugët që të çonin në sheshin Azadi ishin plot me makina dhe motoçikleta dhe nëpër rrugë kumbonin këngë revolucionare. Anatoli shtoi se marshime të ngjashme u mbajtën në qytete të vogla dhe të mëdha të Iranit, duke përfshirë Isfahan, Hamedan, Tabriz, Mashhad dhe Qom. Përveç mediave në gjuhën angleze, gazetarët e mediave arabe mbuluan marshimin e këtij viti.