Bisedë telefonike Lavrov dhe Amir-Abdollahian
Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot në një deklaratë se Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Iranit biseduan në telefon për çështje që lidhen me marrëveshjen bërthamore.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë thuhet se "të dyja palët këmbëngulin për të ringjallur këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur". Vlen të theksohet se kryenegociatori i Iranit, Ali Bagheri, është nisur mëngjesin e së martës për në kryeqytetin austriak, Vjenë, për të marrë pjesë në raundin e tetë të bisedimeve të Vjenës, me qëllim heqjen e sanksioneve amerikane. Konsultimet midis Teheranit dhe Moskës u zhvilluan i dërguari i Rusisë në bisedimet e Vjenës, njoftoi këtë të shtunë, më 12 shkurt, se do të takonte të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Iranin për të diskutuar mbi çështjet më të diskutueshme për t'u zgjidhur, veçanërisht heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit.