Amir Abdulahjan pret në takim ministrin e jashtëm të Malit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122402-amir_abdulahjan_pret_në_takim_ministrin_e_jashtëm_të_malit
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Malit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2022 12:32 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan pret në takim ministrin e jashtëm të Malit

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Malit.

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Abdullah Dexhup, ministri i punëve të jashtme të Malit, i cili ka arritur në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet e larta iraniane, sot është takuar me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Abdullah Dexhup, ministri i punëve të jashtme të Malit, më parë në takim me Muhamedali Zulfigol, ministrin e shkencave, hulumtimeve dhe teknologjisë së Iranit, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit nga aspekti i pozitës së lartë që ka në botë në fushën e shkencës dhe teknologjisë, është model i mirë për ato vende të cilat dëshirojnë të qëndrojnë dhe të përballen me sanksionet e ndryshme dhe të paligjshme të fuqive arrogante të botës".

Ministri i punëve të jashtme të Malit ka shtuar: "Republikën Islamike të Iranit e konsiderojmë një shembull të përshtatshëm për arsye pavarësisht të gjitha sanksioneve dhe presioneve të armiqve, përsëri ka arritur një pozitë të lartë dhe ne jemi të interesuar që të përfitojmë nga eksperiencat e Iranit për zhvillimin e vendit tonë në fushën e shkencës dhe teknologjisë".