Khatibzade: Irani në negociatat e Vjenës pret përgjigjen e palëve perëndimore
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në negociatat e Vjenës nuk ka bllokadë dhe Irani po pret përgjigjen e palëve perëndimore.
Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë (sot) në konferencën për shtyp, deklaroi: "Bisedimet në Vjenë po vazhdojnë në lidhje me çështjet e mbetura dhe sa më shumë që të tregohet vullnet serioz nga ana e Amerikës dhe Trojkës Evropiane, zvogëlohet distanca për arritjen e marrëveshjes. Nëse palët evropiane dhe Amerika do t'i përgjigjen iniciativës së Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe të respektohen të drejtat e popullit të Iranit dhe logjike të cilën e ka vendosur mbi tryezë Republika Islamike e Iranit, atëherë marrëveshja mund të arrihet para përfundimit të muajit shkurt dhe brenda kohës më të shkurt të mundshëm. Koha e arritjes së marrëveshjes, ka lidhje të kundërt me vullnetin e Amerikës dhe palëve perëndimore. Kjo marrëveshje po pret marrjen e vendimeve politike të palëve të perëndimore".
Në lidhje me këtë se Irani çfarë garanci kërkon të marrë nga palët perëndimore, Khatibzade tha: "Amerika nuk është palë e besueshme, prandaj duhet të merren garanci konkrete në mënyrë që të mos përqeshen përsëri ligjet ndërkombëtare dhe e të mos shkelen konventat e rezolutat ndërkombëtare".
Në lidhje me krizën në Ukrainë dhe masat e ndërmarra për iranianët me qëndrim në atë vend, Sa'id Khatibzade tha: "Irani është i shqetësuar nga shtimi i tensioneve në marrëdhëniet e Ukrainës dhe Rusisë, prandaj me vëmendje të lartë po vëzhgon situatën dhe zhvillimet në Ukrainë. Irani si një vend i cili ka marrëdhënie të mira me të dy vendet, edhe me Rusinë edhe me Ukrainën, po bënë përpjekje dhe i fton të dy palët që të zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet rrugëve paqësore. Ambasada e Iranit në Kiev ka publikuar një komunikatë për informim dhe është në kontakte me iranianët me qëndrim atje".
Khatibzade foli edhe për raundin e pestë të bisedimeve të Iranit dhe Arabisë Saudite dhe deklaroi: "Në këtë rrafsh nuk ka ndodhur ndonjë zhvillim i ri, por Irani është i gatshëm për të rifilluar bisedimet".
Në lidhje me bisedimet gjyqësore mes Iranit dhe Irakut në lidhje me dosjen e atentatit terrorist ndaj gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, Khatibzade tha: "Ministri i punëve të jashtme të Iranit me seriozitet po e ndjek këtë çështje dhe po vazhdojnë bisedimet me autoritetet irakiane në lidhje me këtë çështje".
Në lidhje me deklaratat e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i cili ka pretenduar se ata janë të shqetësuar nga kërcënimet e lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe se sulmet po kryhen me armë iraniane, Khatibzade theksoi: "Irani është i shqetësuar për jetën e civilëve jemenas që po ua merr për çdo ditë lufta shtatë vjeçare kundër popullit të Jemenit. Shtetet të cilët janë pjesë e fushatës së armatimit kundër popullit të Jemenit dhe po sigurojnë armatime, mjete luftarake dhe avionë luftarakë të sofistikuar dhe instruktorë dhe pajisje luftarake, nuk mund të paraqiten në rolin e dashamirësve të popullit të Jemenit".