Bagheri: Jemi më afër marrëveshjes se kurrë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122618-bagheri_jemi_më_afër_marrëveshjes_se_kurrë
Negociatori i lartë i Republikës Islamike të Iranit tha: Pas javësh negociatash intensive, ne jemi më pranë një marrëveshjeje se kurrë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2022 04:39 Europe/Tirane
  • Bagheri: Jemi më afër marrëveshjes se kurrë

Negociatori i lartë i Republikës Islamike të Iranit tha: Pas javësh negociatash intensive, ne jemi më pranë një marrëveshjeje se kurrë.

Sipas IRNA, Ali Bagheri Kani të mërkurën në Twitter rreth procesit të bisedimeve të Vjenës shkroi: Pas javësh negociatash intensive, ne i jemi afruar një marrëveshjeje më shumë se kurrë, por asgjë nuk është rënë dakord derisa gjithçka të jetë rënë dakord. Ai shtoi: Realizmi, përmbajtja nga ekstravaganca dhe vëmendja ndaj përvojës së 4 viteve të fundit janë të nevojshme për të arritur këtë qëllim. Pak orë më parë, Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në Tëitter shkroi: Konsultimet intensive vazhdojnë pothuajse pa ndërprerje gjatë bisedimeve të Vjenës për marrëveshjen bërthamore. Raundi i tetë i bisedimeve për sanksionet filloi në Vjenë më 27 dhjetor dhe ka rifilluar në Vjenë më 8 shkurt 2022, pas një pauze të shkurtër pasi delegacionet shkuan në kryeqytetet e tyre për t'u konsultuar.