Kroacia e gatshme për zgjerimin dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ekonomike me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122778-kroacia_e_gatshme_për_zgjerimin_dhe_zhvillimin_e_bashkëpunimeve_ekonomike_me_iranin
Ministri i punëve të jashtme të Kroacisë në takim me ministrin e punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar gatishmërinë e Zagrebit për zgjerimin dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ekonomike me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2022 10:59 Europe/Tirane
  • Kroacia e gatshme për zgjerimin dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ekonomike me Iranin

Ministri i punëve të jashtme të Kroacisë në takim me ministrin e punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar gatishmërinë e Zagrebit për zgjerimin dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ekonomike me Iranin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e diele në vazhdën e takimeve dhe bisedimeve me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në Konferencën e Sigurisë së Munihut, u takua dhe ka biseduar me Gordan Grlić Radman, ministrin e punëve të jashtme të Kroacisë.

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Kroacisë në këtë takim kanë biseduar në lidhje me zgjerimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale dhe rreth disa çështje me interes të përbashkët në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Husejn Amir Abdulahjan në këtë takim gjithashtu i ka uruar 30 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kroacisë ministrit të jashtëm kroat dhe i ka uruar suksese qeverisë dhe popullit të këtij vendi.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke shprehur keqardhje për moszhvillimin e komisionit të përbashkët ekonomik mes të dy vende për një kohë të gjatë viteve të kaluara, ka theksuar: "Mekanizmi i zhvillimi në mënyrë të rregullt të komisionit të përbashkët ekonomik mes Iranit dhe Kroacisë duhet të aktivizohet sa më shpejtë në mënyrë që marrëdhëniet e mira politike të dy vendeve në fushat ekonomike të zgjerohen dhe zhvillohen në mënyrë të gjithanshme".

Gordan Grlić Radman, ministri i punëve të jashtme i Kroacisë, në këtë takim gjithashtu u shpreh i kënaqur nga takimi me homologun e tij iranian dhe theksoi gatishmërinë e Kroacisë për zgjerimin dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ekonomike në të gjitha fushat, sidomos në disa fusha që kanë privilegje relative për të dy vendet, siç është fusha e lëndëve ushqimore duke marrë parasysh industrinë e fuqishme ushqimore në Kroaci.

Ministri i punëve të jashtme të Kroacisë gjithashtu duke marrë parasysh historikun e marrëdhënieve të mira kulturore mes të dy vendeve, ka deklaruar gatishmërinë e këtij vendi për zhvillimin dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimeve në të gjitha fushat.