Khatibzade: Irani pret vendimin e Evropës dhe Amerikës në negociatat e Vjenës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në negociatat e Vjenës është shënuar progres i konsiderueshëm dhe Republika Islamike e Iranit po pret vendimet e Evropës dhe Amerikës.
Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën javore për shtyp, në lidhje me vazhdimin e negociatave për heqjen e sanksioneve të Iranit në Vjenë, deklaroi: "Të gjitha sanksionet pavarësisht etiketave me të cilat janë vendosur dhe disharmonisë me zotimet e palëve të tjera dhe që kanë penguar përfitimet ekonomike të Iranit nga marrëveshja bërthamore, duhet të hiqen dhe ky ka qenë dhe është pjesë e parimeve të Republikës Islamike të Iranit. Në negociatat e Vjenës është shënuar progres i konsiderueshëm, mirëpo disa çështje të cilat kanë mbetur akoma pa u zgjidhur, janë çështjet më të vështira, çështjet më kyçe dhe më serioze, të cilat duhet të zgjidhen".
Në lidhje me deklaratat e kryeministrit të regjimit sionist në lidhje me marrëveshjen e mundshme në Vjenë, Khatibzade theksoi: "Deklaratat që po bëjnë krerët e regjimit sionist, i drejtohen Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane. Deklaratat e tyre gjithnjë kanë për qëllim krijimin e luftës psikologjike për të ushtruar ndikim në kryeqytete dhe për të kryer veprime anti-diplomatike".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me letrën e 250 deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit drejtuar presidentit të Republikës Islamike në lidhje me marrjen e garancive nga Amerika në negociatat e Vjenës, tha: "Deputetët e popullit e dinë se negociatorët e Iranit në Vjenë me shpejtësi dhe vëmendje të lartë po bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të ndjekur linjat e përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit".
Në lidhje me takimet e Husejn Amir Abdulahjan, ministrit të jashtëm të Iranit, në Konferencën e Sigurisë së Munihut, Khatibzade tha: "Në këtë konferencë janë shpjeguar qëndrimet e Iranit në fushën e politikës së jashtme dhe rreth 30 autoritete dhe personalitete të ndryshme janë takuar dhe kanë biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Iranit".
Khatibzade vuri në dukje edhe deklaratat e këshilltarit për siguri kombëtare të Irakut në lidhje me zhvillimin e raundit të pestë të negociatave mes Iranit dhe Arabisë Saudite në Bagdad, gjithashtu duke thënë se vazhdimësia dhe vullneti i vërtetë është parimi themelor i çdo lloj negociatave, deklaroi: "Nëse këto çështje përmblidhen në palën e Arabisë Saudite dhe vërehet vullneti i vërtetë për negociata, atëherë negociatat do të japin rezultat".
Në lidhje vizitën e delegacionit iranian në Korenë Jugore dhe bisedimet e zhvilluara, Khatibzade tha: "Delegacioni i Iranit ka shkuar në Korenë Jugore me kërkesën e palës koreane pas takimit mes zv/ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Koresë Jugore në Vjenë, mirëpo akoma nuk është vërejtur asnjë veprim serioz nga ana e palës koreane. Sa i përket borxheve të Anglisë ndaj Iranit, gjithashtu në bisedimet e zhvilluara për pagimin e borxheve, është shënuar progres i konsiderueshëm dhe Irani pret që ky progres të futet në fazën e veprimit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar edhe ndaj vendimit të qeverisë së Australisë për ta vendosur Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në listën e grupeve terroriste dhe theksoi: "Hamas ka numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Palestinës dhe në këtë mënyrë konsiderohet përfaqësuesi më i madh i popullit në strukturën shtetërore të Palestinës. Kjo që Australia të marrë vendim të pozicionohet përkrah padrejtësisë dhe dhunës së hapur disa dekadash të regjimit Aparteid sionist, është një vendim i marrë vetëm me qëllime politike".