Teherani: Provokimet e NATO-s dhe SHBA kanë komplikuar krizën në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122894-teherani_provokimet_e_nato_s_dhe_shba_kanë_komplikuar_krizën_në_ukrainë
Teherani ka denoncuar ndërhyrjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) të udhëhequr nga SHBA në pjesën e paqëndrueshme  të Ukrainës lindore, duke deklaruar se masat provokuese të aleancës ushtarake perendimore kanë komplikuar situatën dhe kanë çuar në përshkallëzim të mprehtë të tensioneve atje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 22, 2022 16:24 Europe/Tirane
  • Teherani: Provokimet e NATO-s dhe SHBA kanë komplikuar krizën në Ukrainë

Teherani ka denoncuar ndërhyrjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) të udhëhequr nga SHBA në pjesën e paqëndrueshme  të Ukrainës lindore, duke deklaruar se masat provokuese të aleancës ushtarake perendimore kanë komplikuar situatën dhe kanë çuar në përshkallëzim të mprehtë të tensioneve atje.

“Republika Islamike e Iranit u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim që mund të përkeqësojë tensionet”, tha në një deklaratë të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh . “Fatkeqësisht, ndërhyrja dhe masat provokuese nga NATO dhe  SHBA-të i kanë bërë gjërat më të komplikuara në këtë rajon”, tha Khatibzadeh. “Ne po i ndjekim me ndjeshmëri çështjet që lidhen me këtë vend (Ukrainën),” shtoi ai.