Amir Abdullahian: Jemi duke e shqyrtuar tekstin e marrëveshjes
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123124-amir_abdullahian_jemi_duke_e_shqyrtuar_tekstin_e_marrëveshjes
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se po e shqyrtojmë seriozisht tekstin e marrëveshjes, theksoi: Një marrëveshje e mirë dhe e menjëhershme është e disponueshme nëse ekziston një vullnet real i palëve negociuese.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 27, 2022 07:17 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Jemi duke e shqyrtuar tekstin e marrëveshjes

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se po e shqyrtojmë seriozisht tekstin e marrëveshjes, theksoi: Një marrëveshje e mirë dhe e menjëhershme është e disponueshme nëse ekziston një vullnet real i palëve negociuese.

Sipas IRNA, Husein Amir-Abdullahian në llogarinë e tij në Twitter të shtunën shkroi: Ne jemi duke e shqyrtuar seriozisht tekstin e marrëveshjes. Sot pata një bisedë telefonike me Joseph Borrell, shefin e politikës së jashtme të BE-së dhe koordinatorin e lartë të bisedimeve të Vjenës. Ai theksoi: Ne jemi gati për një marrëveshje të mirë dhe të menjëhershme nëse ata kanë vullnetin e vërtetë. Raundi i tetë i bisedimeve të Vjenës për heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Iranit ka rifilluar më 8 shkurt 2022, pas një pauze të shkurtër për vendimmarrjen politike. Republika Islamike e Iranit, si një vend përgjegjës, ka deklaruar vazhdimisht se duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë palë në marrëveshjen bërthamore, është Uashingtoni ai që duhet t'i kthehet marrëveshjes duke hequr sanksionet dhe se përmbushja e detyrimeve të SHBA-së ka nevojë për tu verifikuar.