Bagheri Kani shkon në Vjenë për të vazhduar negociatat
Kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit sot është nisur për në Vjenë të Austrisë për të vazhduar negociatat me shtetet e grupit 4+1.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Këshilli i Lartë për Sigurisë Kombëtare i Iranit në mbledhjen e fundit të tij ka shqyrtuar procesin dhe rezultatet e arritura deri më tani në negociatat e Vjenës dhe ka theksuar nevojën e plotësimit të kërkesave të ligjshme dhe të logjikshme të Iranit të cilat janë përcaktuar në kornizën brenda vijave të kuqe të Teheranit. Ali Bagheri Kani sot është nisur drejt Vjenës për të vazhduar procesin e negociatave me përfaqësuesit e grupit 4+1.
Nga pikëpamja e Republikës Islamike të Iranit, kurrfarë kushti kohor nuk mund të pengojë vazhdimin e negociatave deri në arritjen e rezultatit të dëshiruar dhe arritjen e një marrëveshje të mirë, ndërkohë që nuk duhet t'i kushtohet kurrfarë vëmendje propagandës së mediave perëndimore për ultimatume dhe përfundimin e kohës së negociatave.
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit ka deklaruar: "Vazhdimi i qasjes së papranueshme të palëve perëndimore për zgjidhjen e çështjeve të mbetura, ka shkaktuar zgjatjen e procesit të negociatave dhe krijimin e kushteve të paparashikuara në bisedime".