Irani bashkëpunon për zhvillimin e energjive të reja dhe të pastra
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123302-irani_bashkëpunon_për_zhvillimin_e_energjive_të_reja_dhe_të_pastra
Kryetari i shoqatës së inxhinierëve të gazit të Iranit deklaroi se Irani dhe Kina po bashkëpunojnë për zhvillimin e energjive të reja dhe të pastra.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 02, 2022 14:43 Europe/Tirane
  • Irani bashkëpunon për zhvillimin e energjive të reja dhe të pastra

Kryetari i shoqatës së inxhinierëve të gazit të Iranit deklaroi se Irani dhe Kina po bashkëpunojnë për zhvillimin e energjive të reja dhe të pastra.

Mansur Daftarjan, kryetari i shoqatës së inxhinierëve të gazit të Iranit, në intervistë me Klubit të Gazetarëve të Rinj, tha: "Autoritetet e qeverisë duhet të bëjnë përpjekje që duke shfrytëzuar potencialet e dokumentit për bashkëpunim 25 vjeçar të Iranit dhe Kinës, të zhvillojnë prodhimin e pajisjeve përkatëse me panelet e energjisë diellore dhe turbinave për prodhimin e energjisë me erë në Iran".

Një pjesë e dokumentit për bashkëpunim të Iranit dhe Kinës përfshinë inkurajimin e kompanive kineze për investim dhe financimin e projekteve të energjisë elektrike, energjisë, ujësjellësit etj. në Iran.

Daftarjan gjithashtu deklaroi: "Qeveria e Iranit ka program për ndërtimin e infrastrukturës për prodhimin e 10 mijë megavat energji të re të pastër. Irani është prej vendeve i cili nga aspekti i energjive të reja siç është energjia diellore dhe energjia e erës, ka potenciale të larta dhe qeveria e Iranit po ndjek në mënyrë serioze programin për përdorimin e energjive të reja dhe të pastër dhe supozohet se me rrethanat dhe kushtet aktuale në Iran ekzistojnë potenciale për prodhimin e 15 deri 20 mijë megavat të energjisë diellore dhe nga era. Qeveria e Iranit gjithashtu synon të zgjerojë infrastrukturën dhe teknologjinë për prodhimin e kësaj energjie të pastër dhe sipas llogarive në Iran ekziston potenciale për prodhimin deri në 150 mijë megavat të energjisë nga dielli dhe era".