Vazhdojnë negociatat intensive në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123332-vazhdojnë_negociatat_intensive_në_vjenë
Ekipi negociator i Iranit në bisedimet e Vjenës me fuqitë botërore për heqjen e sanksioneve të paligjshme tashmë ia ka bërë të qartë perëndimit se marrëveshja e Vjenës është mjaft e prekshme, nëse amerikanët mund të marrin vendime politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2022 03:13 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë negociatat intensive në Vjenë

Ekipi negociator i Iranit në bisedimet e Vjenës me fuqitë botërore për heqjen e sanksioneve të paligjshme tashmë ia ka bërë të qartë perëndimit se marrëveshja e Vjenës është mjaft e prekshme, nëse amerikanët mund të marrin vendime politike.

Bisedimet e Vjenës kanë arritur në raundin e tyre final dhe të gjitha palët negociuese janë në pritje të vendimeve politike të SHBA-së. Kryenegociatori i Iranit, Ali Bagheri Kani, i cili u largua nga Vjena për në Teheran të mërkurën mbrëma për konsultime, u kthye në Vjenë të dielën me një urdhër të veçantë pune që synonte arritjen e objektivave të veçanta, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve në fushat e mbetura. Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit në seancën e tij të fundit të shtunën e kaluar shqyrtoi rezultatet e deritanishme të bisedimeve të Vjenës, duke theksuar gjithmonë nevojën për t'iu kushtuar vëmendje kërkesave të drejta dhe ligjore të kombit iranian dhe duke respektuar linjat e kuqe të Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Said Khatibzadeh iu referua pranisë së z. Bagheri Kani në seancën e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare dhe tha se ky këshill është përgjegjës për drejtimin strategjik të ekipit negociator të Iranit dhe udhëhiqet nga presidenti iranian Ebrahim Raisi. Ai tha se Bagheri Kanit i janë paraqitur direktivat e kërkuara për çështjet e mbetura, duke shtuar: Fatkeqësisht palët perëndimore dhe veçanërisht amerikanët nuk kanë marrë vendime për tri çështje madhore. "Çështjet e mbetura përfshijnë ato që lidhen me heqjen e sanksioneve, garancitë e kërkuara dhe pretendimet e reja mbi natyrën paqësore të programit bërthamor iranian," tha ai. Ndërsa Ministri i Jashtëm iranian tha se arritja e një marrëveshjeje në negociatat për heqjen e sanksioneve kërkon një vendim politik dhe një pikëpamje realiste të palëve perëndimore.