Khatibzadeh: Lajmet e mira nuk zëvendësojnë një marrëveshje të mirë
Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të enjten tha se bisedimet në Vjenë po vazhdojnë dhe se askush nuk mund të thotë se është arritur një marrëveshje derisa të gjitha çështjet e rëndësishme të mbetura, të zgjidhen.
Sipas agjencisë Iran Press, "Saeed Khatibzadeh" në Twitter, duke theksuar se lajmet e mira nuk zëvendësojnë një marrëveshje të mirë, shtoi se tani të gjithë janë të fokusuar në hapat kyçe të fundit. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian, në një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi të mërkurën tha se Irani kishte ndërmarrë shumë iniciativa për të zgjidhur çështjen dhe tani lind nevoja për një përfundim, një vendim politik dhe realist nga pala perëndimore. Negociatorët e lartë nga Rusia, Britania dhe Franca në mënyrë të veçantë postuan në Twitter se bisedimet e Vjenës kishin përfunduar. Raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë, me fokus heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Iranit, kanë filluar në prani të Iranit dhe P4 + 1 pas një pauze 11-ditore, për të negociuar me kryeqytetet e tyre. Delegacionet (Gjermania, Franca, Britania, Rusia dhe Kina) prej 8 shkurtit kanë shkuar në kryeqytetin austriak dhe që atëherë janë mbajtur takime në nivele dhe formate të ndryshme.