Pse Bin Salman propozon një aleancë me Izraelin dhe bashkëjetesë me Iranin?
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit reagoi ndaj komenteve të Princit të Kurorës të Arabisë Saudite për marrëdhëniet Teheran-Riad, të cilat mund të kenë ndikime të mëdha në rajonin e Lindjes së Mesme.
"Pjesëmarrja aktive e Iranit në bisedimet dypalëshe me Arabinë Saudite, të organizuara nga Iraku, buron nga strategjia parimore e Republikës Islamike për të bashkëpunuar me fqinjët e saj mbi bazën e sigurimit të interesave dypalëshe dhe rajonale" - tha Ali Shamkhani, Sekretar i Këshillit të Lartë Sigurisë Kombëtare të Iranit në një postim në Twitter të publikuar këtë të shtunë, më 5 mars. Duke reaguar ndaj komenteve të princit saudit të kurorës, Mohammad bin Salman, për marrëdhëniet me regjimin sionist, ai vuri në dukje, “ne nuk duhet të harrojmë se regjimi sionist është armiku më i madh i botës islame dhe i botës arabe". Duke theksuar se Irani dhe Arabia Saudite do të mbeten përgjithmonë fqinjë, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha: "Është më mirë të zgjidhen mosmarrëveshjet me Iranin dhe ne duhet të gjejmë mënyra për të bashkëjetuar." Por a janë zbehur vërtet faktorët e tensionit Iran-Arabi Saudite? Në të vërtetë, faktorët konfliktualë midis Iranit dhe Arabisë Saudite nuk janë zgjidhur për shkak të mungesës së ndryshimit në pikëpamjet parimore të dy qeverive. Ajo që ka krijuar prirjen e re është konsolidimi i faktorëve konfliktualë. Me formimin e Boshtit të Rezistencës, të dy elementët e "vizionit revolucionar" të Iranit dhe "identiteti shiit" u vendosën pothuajse njëkohësisht në rajon dhe sfiduan Arabinë Saudite në disa mënyra. Faktet tregojnë se Riadi nuk është në gjendje të dëmtojë Boshtin e Rezistencës dhe vazhdimi i konfliktit të vazhdueshëm me të mund të ketë pasoja më të këqija për Riadin, sesa situata aktuale. Prandaj, sauditët kanë vendosur të lidhin një armëpushim me Boshtin e Rezistencës në mënyrë që të reduktojnë përshkallëzimin e tensioneve, të cilat mund të jenë të dëmshme për ekzistencën e regjimit saudit. Për shkak të dështimeve të saj të gjera në rajon sot, Arabia Saudite duhet të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Iranin për shumë arsye të cilat përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh ekonomike, politike dhe psikologjike të cilat përshkruhen si më poshtë:
1- 700 miliardë dollarë shpenzime të pafrytshme në Jemen
Lufta në Jemen i ka kushtuar shumë Arabisë Saudite. Sauditët e kanë vënë Jemenin nën rrethim ajror, detar dhe tokësor për të parandaluar jemenasit të kenë akses në armë, ushqime dhe ilaçe. Ruajtja e rrethimit kërkon një zinxhir të madh pajisjesh gjurmuese si radarët, satelitët, dronët dhe sistemet optike të cilat duhet të mbështeten nga nëndetëset, avionët dhe forcat tokësore. Kur një autokolonë hyn në bregdetin e Jemenit nga kufiri detar dhe udhëton në destinacionin e tij nëpërmjet rrugëve tokësore, ai duhet të kontrollohet në shumë më tepër se një linjë. Riadi nuk mund të ushtrojë mbikëqyrjen e tij tokësore për të rrethuar Jemenin nga 700 km larg nga bregu, sepse pavarësisht mbikëqyrjes, një pjesë e konsiderueshme e mallrave kalojnë vijën bregdetare dhe sauditët kanë nevojë për sisteme mbikëqyrjeje të vendosura thellë në Jemen për t'i zbuluar ato. Përveç kësaj, sauditët duhet të mbrojnë 1,458 km të kufijve të tyre me Jemenin për të parandaluar çdo infiltrim dhe luftë brenda vendit duke financuar aktivitetet e qeverisë së dorëhequr të Mansour Hadit në jug, si dhe ato të palëve dhe fiseve me ndikim në Jemen. Kësaj i shtohen mercenarët nën pagën e Riadit, të cilët mbështeten nga Forcat Ajrore Saudite. Pjesa e dukshme e shpenzimeve ushtarake saudite për luftën në Jemen deri në vitin 2022 vlerësohet të jetë rreth 700 miliardë dollarë ose 100 miliardë dollarë në vit. Por këto kosto që i janë imponuar Riadit për të luftuar Rezistencën nuk ndalen me kaq dhe shkojnë përtej luftës që po bën kundër Jemenit.
2- Dëmet e shkaktuara nga sulmet me dron dhe raketa të Rezistencës Jemenase
Riadi konfirmon se forcat e armatosura të Jemenit kanë kryer më shumë se 4000 sulme në tokën saudite që nga fillimi i pushtimit të Jemenit në mars 2015. Këto sulme përfshijnë një gamë të gjerë masash sulmuese që variojnë nga sulmet me dronë, raketa dhe deri te operacionet e artilerisë. Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2021, sipas statistikave, janë kryer 702 sulme në tokën saudite. Sulmet kanë qenë jashtëzakonisht të dëmshme për Arabinë Saudite: shkatërrimi dhe rindërtimi i objekteve të ndjeshme dhe të kushtueshme pengojnë rrugën që Arabia Saudite ka hartuar për të ardhmen e saj dhe lëvizjen afatgjatë drejt një ekonomie jo-naftore të bazuar në zhvillimin e qendrave shkencore dhe në qytetet turistike dhe industriale. Sulmet e vazhdueshme të Jemenit ndaj Arabisë Saudite përbëjnë një pengesë të madhe për investitorët dhe kompanitë ndërkombëtare, të cilat tani janë më pak të prirura të jenë të pranishme në vendet e ekspozuara ndaj sulmeve me raketa, ashtu si turistët nuk shkelin në vendet, objektet dhe aeroportet kryesore të shteteve të cilat janë vazhdimisht nën zjarr nga raketa dhe dronë.
3- Dobësimi i statusit ndërkombëtar të Arabisë Saudite
Konflikti i Arabisë Saudite me rivalët e saj, duke përfshirë Boshtin e Rezistencës dhe madje edhe aksin Turqi-Katar, ka dëmtuar rëndë imazhin e Riadit në opinionin publik botëror për shkak të mbështetjes së tij absolute në dhunën flagrante. Dërgimi i më shumë se 5,000 kamikazëve në Irak dhe përshkallëzimi i luftërave fetare atje, mbështetja e grupeve terroriste në Siri dhe bombardimet e mëpasshme të civilëve në luftën në Jemen kanë çuar në protesta të forta popullore dhe politike kundër vendit, madje edhe në Perëndim. Prova është se edhe Shtetet e Bashkuara, si aleati më i madh i mbretërisë vehabiste, janë përpjekur vazhdimisht të distancohen nga sauditët përmes anëtarëve të Kongresit. Presioni ishte aq intensiv sa që Uashingtoni njoftoi se kishte ndërprerë mbështetjen e Riadit në luftën në Jemen, pasi Joe Biden mori detyrën në vitin 2021.