Urime përvjetorin e lindjes së Hazret Ebolfazl Al-Abas (as)
(last modified Mon, 07 Mar 2022 10:37:24 GMT )
Mars 07, 2022 11:37 Europe/Tirane
  • Urime përvjetorin e lindjes së Hazret Ebolfazl Al-Abas (as)

Sot e hënë më 4 shaban 1443 hixhri kameri që përkon me 7 mars 2022, është përvjetori i lindjes së Hazretit Abul-Fadl Al-Abas (a.s.).

Me datë 4 shaban të vitit 26 hixhri kameri ka lindur Hazreti Abas (a.s.) e njohur me epitetin Abul-Fadl, Hëna e Beni Hashim dhe Bajraktari i Qerbelas. Ai është djali i Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë. Ai ka lindur në qytetin e Medinës. Nëna e tij ishte Umul-Benin e cila ishte martuar me Imam Aliun (a.s.) pas vdekjes së Hazreti Fatime (s.a.). Hazreti Abul-Fadl Al-Abas është një prej heronjve të mëdhenj të kryengritjes së Qerbelasë i cili me sakrifixën dhe flijimin e pashoq, u martirizua në rrugën e Imam Husejnit (a.s.) në luftën e Qerbelasë. Me këtë rast Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit i uron këtë ditë të madhe të gjithë myslimanëve të botës dhe në veçanti dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.).
 

Tags