Gjeneral Salami: Kemi një pozitë më të lartë në përballje me armiqtë
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se pavarësisht të gjitha komplotet e armiqve, Iran sot në të gjitha sferat ka një pozitë më të lartë në përballje me armiqtë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, në një takim me veteranët e Mbrojtjes së Lavdishme, deklaroi: Duke vëzhguar situatën e pasigurisë në rajon dhe në botë, sot secili qytetar i Iranit me çfarë të mendimi dhe prirje që të ketë me fjalët më të bukura i kujton heroizmat e bijve iranianë gjatë Mbrojtjes së Lavdishme dhe të gjithë lavdërojnë sakrificën e atyre gjeneratave”.
Gjeneral Salami duke thënë se Irani Islamik ndodhet në qendër të përballjes me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet e armiqve, shtoi: “Madje duket se edhe zhvillimet e fundit të Evropës nuk e kanë hequr Iranin nga prioriteti dhe armiku po shfrytëzon të gjitha rrugët duke përfshirë sanksionet ekonomike, mbjelljen e frikës ushtarake, operacionet psikologjike dhe luftën e inteligjencës. Mirëpo forcat iraniane po qëndrojnë të palëkundura përball të gjitha komploteve të armiqve. Rezistenca është e vetmja rrugë për garantimin e dinjitetit dhe lumturisë dhe sot ne kemi një pozitë më të lartë në përballje me armiqtë. Sukseset e mëdha të sotshme janë rezultat i ndjekjes së udhëzimeve të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe unitetin dhe solidaritetit të popullit iranian”.