Bagheri dhe Mora konsultohen sërish në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123738-bagheri_dhe_mora_konsultohen_sërish_në_vjenë
Ali Bagheri, negociator i lartë i Republikës Islamike të Iranit dhe Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, u takuan për herë të dytë në hotelin Coburg në Vjenë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 11, 2022 10:36 Europe/Tirane
  • Bagheri dhe Mora konsultohen sërish në Vjenë

Ali Bagheri, negociator i lartë i Republikës Islamike të Iranit dhe Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, u takuan për herë të dytë në hotelin Coburg në Vjenë.

Raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë, me fokus heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Iranit, rinisi më 8 shkurt në prani të Iranit dhe grupit P4 + 1 dhe që atëherë janë mbajtur takime në nivele dhe formate të ndryshme. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden pretendon se synon t'i hapë rrugën vendit të tij për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamorë përmes negociatave të vazhdueshme në Vjenë;  Megjithatë, Uashingtoni deri më tani ka refuzuar të përmbushë detyrimet që janë parakusht për kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshje dhe në praktikë ka vazhduar politikën e “presionit maksimal” kundër Iranit. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, aktualisht po zhvillohet takimi dypalësh mes “Ali Bagheri”, zëvendësministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe “Enrique Mora”, koordinatorit evropian të bisedimeve. Një takim i ngjashëm u zhvillua sot para mesditës. Ndërkohë vazhdojnë kontaktet dhe konsultimet me delegacione të tjera.  Republika Islamike e Iranit, si një vend përgjegjës, ka deklaruar vazhdimisht se duke qenë se Shtetet e Bashkuara janë ata që kanë shkelur marrëveshjen bërthamore, është Uashingtoni ai që duhet t'i kthehet marrëveshjes me heqjen e sanksioneve dhe se angazhimet e SHBA duhet të verifikohen.