BAgheri Kani takohet me Enrqiue Mora
Kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit dhe zv/shefi i diplomacisë evropiane gjatë një takimi në Vjenë, kanë diskutuar në lidhje me çështjet e mbetura në procesin e negociatave të Vjenë për marrëveshjen bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i lartë i Iranit, dhe Enrqiue Mora, zv/shefi i diplomacisë evropiane, të premten kanë zhvilluar një takim në Vjenë dhe kanë biseduar për çështjet e mbetura në negociatat mes Iranit dhe Grupit 4+1.
Edhe ditën e kaluar janë zhvilluar bisedime të tilla mes Iranit dhe delegacioneve të tjera.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit dje në një bisedë telefonike me Josep Burel, shefin e diplomacisë evropiane, në lidhje me negociatat e Vjenës, ka theksuar se çështjet kryesore dhe heqja e sanksioneve nuk duhet të ndikohet nga politika arrogante e Amerikës.