Trojka Evropiane: Marrëveshja në negociatat e Vjenës të nënshkruhet menjëherë
(last modified Sat, 12 Mar 2022 14:00:40 GMT )
Mars 12, 2022 15:00 Europe/Tirane
  • Trojka Evropiane: Marrëveshja në negociatat e Vjenës të nënshkruhet menjëherë

Një gazetar perëndimor i cili po përcjell nga afër negociatat mes Iranit dhe Grupit 4+1 në Vjenë, duke cituar autoritetet e tre shteteve evropiane, ka shkruar se Irani dhe Amerika sa më shpejtë duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe menjëherë duhet të finalizohet marrëveshja.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Stephanie Likhtenshtein, gazetare e revistës "Foreign Policy", sot në disa mesazhe në Twitter, duke cituar negociatorët e Trojkës Evropiane në bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve të Amerikës ndaj Iranit, ka shkruar: "Është zhgënjyese që koordinatori i Bashkimit Evropian u detyrua të ndërpresë bisedimet e Vjenës. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe drejtë është mbi tryezë e gatshme për t'u nënshkruar. Pikërisht për këtë arsye, negociatorët e tre shteteve evropiane javën e kaluar janë larguar nga bisedimet, për arsye se ata kanë kryer punën e tyre".

Ndërkohë agjencia e lajmeve Reuters gjithashtu ka publikuar një pjesë të kësaj deklarate të Trojkës Evropiane.

Stephanie Likhtenshtein në një mesazh tjetër në Twitter, ka shkruar: "Konkludimi ynë është ky që Irani dhe Amerika kanë bërë punë të madhe dhe janë munduar shumë për zgjidhjen e çështjeve të fundit dypalëshe, prandaj ne jemi të gatshëm që të nënshkruajmë këtë marrëveshje tani menjëherë".

Sipas kësaj gazetare, tre shtetet evropiane kanë deklaruar: "Asnjë shtet nuk duhet të synojë shfrytëzimin e negociatave të marrëveshjes bërthamore në mënyrë që të përfitojë për marrjen e garancive jashtë marrëveshjes bërthamore. Një veprim i tillë shoqërohet me rrezikun e shembjes së marrëveshjes dhe populli i Iranit privohet nga heqja e sanksioneve dhe Bashkësia Ndërkombëtare privohet nga garancitë e nevojshme në lidhje me programin atomik të Iranit. Marrëveshja është mbi tryezë dhe duhet të nënshkruhet në mënyrë urgjente".