Hulumtuesit iranianë publikuan 95 mijë artikuj në shkencën NANO vitin e kaluar
(last modified Wed, 16 Mar 2022 13:46:28 GMT )
Mars 16, 2022 14:46 Europe/Tirane
  • Hulumtuesit iranianë publikuan 95 mijë artikuj në shkencën NANO vitin e kaluar

Hulumtuesit iranianë gjatë një viti të kaluar kanë publikuar 95 mijë artikuj në shkencën dhe teknologjinë NANO.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se hulumtuesit iranianë duke publikuar rreth 95 mijë artikuj shkencorë në fushën e shkencës dhe teknologjisë NANO në revistat shkencore me kredibilitet ndërkombëtar në ISI, ka zënë vendin e katërt në shkencën dhe teknologjinë NANO në vitin 2022. Trajnimi i forcave njerëzore të aftësuar është një prej infrastrukturave të rëndësishme për garantimin e të ardhmes në fushën e zhvillimit shkencor dhe teknologjik. Shtabi për zhvillimin e teknologjisë NANO pranë Presidencës së Iranit për realizimin e këtij qëllimi të madh ka ndërmarrë iniciativa për identifikimin dhe trajnimin e mbi 1.3 milionë nxënës në kuadër të programeve të ndryshme shkencore duke formuar ekipe të ndryshme hulumtuese në fusha të përcaktuara.

 

Tags