Amir Abdullahian: Borxhi britanik ndaj Iranit u pagua
Duke deklaruar se borxhi britanik ndaj Iranit është paguar, ministri i Jashtëm iranian theksoi: “Nuk ka asnjë lidhje mes lirimit të kësaj shume dhe personave që u arrestuan për akuzat e sigurisë në Iran”.
Sipas IRNA, Husein Amir-Abdullahian, në margjinat e kremtimit diplomatik të festës së Nevruzit, ku morën pjesë ambasadorë dhe krerët e misioneve të huaja në Teheran në departamentin diplomatik të Ministrisë së Jashtme, gazetarëve u tha: Para fitores së Revolucionit Islamik, ne i kërkuam të kthejë mbrapsht më shumë se 390 milionë paund nga Mbretëria e Bashkuar për disa nga blerjet tona në fushën e mbrojtjes. Ministri i jashtëm tha: E deklaroj shprehimisht se nuk ka asnjë lidhje mes lirimit të kësaj shume dhe lirimit të atyre personave që u arrestuan dhe u gjykuan në Iran me akuza për spiunazh dhe siguri, krimet e të cilëve u vërtetuan. Ai tha: Ditët e lirmit mund të kenë qenë të afërta në kohë, por nuk ka asnjë lidhje mes tyre. Nazanin Zaghari u arrestua në Iran në vitin 2016 me akuzën e spiunimit për shërbimin e inteligjencës britanike dhe u dënua me katër vjet burg. Ajo u lirua të mërkurën pas skadimit të afatit të dënimit.