Një tërmet 6 ballë lëkund provincën Hormozgan në jug të Iranit
Si pasojë e një tërmeti 6 ballë të shkallës Richter që ka goditur provincën Hormozgan në jug të Iranit, është ndërprerë energjia elektrike në disa rajone të kësaj province.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se si pasojë e këtij tërmet të rëndë që goditi sot (të enjten) në mëngjes provincën Hormozgan në jug të Iranit, janë rrëzuar disa shtylla elektrike dhe është ndërprerë energjia elektrike në disa rajone dhe fshatra të kësaj province.
Sot në ora 03:06 minuta një tërmet 6 ballë të shkallës Richter ka goditur rajonin Kukhord në provincën Hormozgan, 10 kilometra në thellësi të tokës. Ekipet emergjente menjëherë kanë dalë në terren për vlerësimin e gjendjes.
Autoritetet kanë deklaruar se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë në terren.