20 Marsi, përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i124200-20_marsi_përvjetori_i_shtetëzimit_të_industrisë_së_naftës_në_iran
Sot, e diel, 20 mars 2022, është përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2022 05:25 Europe/Tirane
  • 20 Marsi, përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran

Sot, e diel, 20 mars 2022, është përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran.

71 vjet më parë në një ditë të tillë u realizua një pikë kthese në historinë politike të Iranit. Shtetëzimi i industrisë së naftës në Iran ishte rezultat i një kryengritjeje historike dhe një beteje të vështirë dhe sfiduese të popullit iranian. Plani për shtetëzimin e industrisë së naftës të Iranit u miratua më 20 mars 1951, me sugjerimin e anëtarëve të Komisionit të Naftës në parlamentin iranian dhe nafta iraniane u shtetëzua zyrtarisht. Pas një periudhe të tensionuar politike me shtetëzimin e industrisë së naftës të Iranit, Britania humbi kontrollin mbi industrinë e naftës të Iranit, gjë që çoi në tërheqjen graduale të britanikëve nga rajoni. Shtetëzimi i industrisë së naftës të Iranit ishte gjithashtu një pikë kthese në historinë e zhvillimeve politike në rajonin e Azisë Perëndimore. Shtetëzimi i Kanalit të Suezit në Egjipt, i udhëhequr nga Jamal Abdel Nasser, si modelo mori shtetëzimin e industrisë së naftës në Iran.