Abbaszadeh Meshkini: Irani nuk po pranon një marrëveshje të keqe
(last modified Sun, 20 Mar 2022 07:55:49 GMT )
Mars 20, 2022 08:55 Europe/Tirane
  • Abbaszadeh Meshkini: Irani nuk po pranon një marrëveshje të keqe

Zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, duke theksuar se Irani nuk pranon një marrëveshjeje të keqe, tha:

Tani është koha për të marrë vendime politike për bisedimet e Vjenës. Raundi i tetë i bisedimeve për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, i cili filloi më 8 shkurt në Vjenë, të premten për herë të dytë hyri në një fazë pushimi. Bisedimet kanë ecur për shkak të iniciativës së ekipit negociator iranian, por hezitimi i Perëndimit, veçanërisht i administratës së Joe Biden, për të kompensuar veprimet e paligjshme të ish-administratës amerikane dhe vazhdimin e fushatës së presionit maksimal, ka vënë në dyshim seriozitetin e Uashingtonit për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore dhe procesi i dialogut është bërë më i gjatë. Republika Islamike e Iranit, si një vend përgjegjës, ka deklaruar vazhdimisht se, duke qenë se Shtetet e Bashkuara janë ata që kanë shkelur marrëveshjen bërthamore, ata duhet t'i kthehet marrëveshjes duke hequr sanksionet dhe duke verifikuar përmbushjen e detyrimeve. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, “Mahmoud Abbaszadeh Meshkini”, në një intervistë për ISNA , duke iu referuar zhvillimeve të fundit në bisedimet e Vjenës tha: Negociatat janë zhvilluar në nivel teknik dhe tani është koha për të marrë vendime politike në nivel politik dhe në kryeqytet. Zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit e konsideroi garancinë e dhënë nga perëndimorët si vijën e kuqe më të rëndësishme të Iranit në bisedimet e Vjenës dhe theksoi: Irani nuk pranon një marrëveshjeje të keqe dhe një marrëveshje e mirë duhet të nënkuptojë atë që të mbrohen interesat e të dyja palëve.