Enrique Mora takohet me Bagheri Kani në Teheran
(last modified Sun, 27 Mar 2022 11:52:08 GMT )
Mars 27, 2022 13:52 Europe/Tirane
  • Enrique Mora takohet me Bagheri Kani në Teheran

Zv/shefi i diplomacisë evropiane i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, sot është takuar dhe ka biseduar me sekretarin për çështje politike të ministrit të punëve të jashtme të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit në bisedimet e Vjenës dhe Enrique Mora, zv/shefi i diplomacisë evropiane, gjatë këtij takimi kanë shkëmbyer mendime në lidhje me situatën më të fundit në negociatat për heqjen e sanksioneve të paligjshme ndaj Iranit në Vjenë dhe kanë diskutuar në lidhje me çështjet e mbetura në këto bisedime.

Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit, në këtë takim duke kujtuar seriozitetin dhe vendosmërinë e Republikës Islamike të Iranit për finalizimin e marrëveshjes në Vjenë, theksoi: "Në rast se pala amerikane do të ndjekë një qëndrim realist, atëherë mund të arrihet një marrëveshje e mirë".

Enrique Mora, zv/shefi i diplomacisë evropiane, në këtë takim gjithashtu ka paraqitur raportin e tij në lidhje me bisedimet më të fundit të tij me përfaqësuesit e palëve të tjera. Bagheri Kani dhe Enrique Mora në ditët e ardhshme do të vazhdojnë kontaktet e tyre.