Fillon manovra ushtarake detare e kombinuar "AIMAX 2022" me pjesëmarrjen e Iranit
Manovra ushtarake detare e kombinuar "AIMAX 2022" ka filluar me pjesëmarrjen e forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, Indisë, Bangladeshit dhe të vendeve rreth Oqeanit Indian dhe me pjesëmarrjen e destrojerit iranian DENA në portin Gova të Indisë.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se manovra ushtarake detare e kombinuar "AIMAX 2022" ka filluar në portin Gova të Indisë me pjesëmarrjen e forcave detare të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, Indisë, Bangladeshit dhe vendeve rreth Oqeanit Indian dhe me mbikëqyrjen e 14 vendeve anëtare të organizatës AIONS dhe pas zhvillimit të takimeve konsultuese, trajnuese dhe vizitave të zhvilluara në anijet ushtarake të të gjitha palëve.
Admiral Farhad Fatahi, komandanti i grupit të anijeve të forcave detare të ushtrisë së Iranit, duke thënë se aktualisht Republika Islamike e Iranit ka për sipër kryesinë e komitetit për siguri detare të organizatës AIONS, deklaroi: "Manovra ushtarake AIMAX 2022 zhvillohet në dy faza bregdetare dhe detare që faza bregdetare përfshinë takimet dhe mbledhjet konsultuese, takimet trajnuese dhe vizitën në anijet ushtarake të palëve pjesëmarrëse ndërsa në fazën detare përfshihen operacionet e specializuara detare, stërvitjet e kategorizuara, manovrën e oficerëve roje, operacionet e shkëmbimit të ndihmave mjekësore, operacionet e ndihmës emergjente, shpëtimit, testimit dhe vlerësimit të gatishmërisë".
Admiral Farhad Fatahi duke thënë se forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në këtë manovër ushtarake merr pjesë për qëllime humanitare dhe bashkëpunimeve trajnuese, shkëmbimin e eksperiencave të lundrimit detar dhe shkencave detare, shtoi: "Ngritja e kapaciteteve të vendeve anëtare të konferencës AIONS në përballje me fatkeqësitë natyrore, ngritja e kapaciteteve mes forcave në shkëmbimin e ndihmave mjekësore dhe operacioneve zhytëse, përdorimi praktik i dokumenteve të samitit, përdorimi i sistemit IORIS në grupin e manovrave ushtare etj., konsiderohen prej qëllimeve kryesore të kësaj manovre".