Rritet eksporti i naftës së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i124654-rritet_eksporti_i_naftës_së_iranit
Drejtori ekzekutiv i kompanisë kombëtare të naftës së Iranit ka njoftuar për rritjen me 40% të sasisë së eksporteve naftore të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 30, 2022 15:59 Europe/Tirane
  • Rritet eksporti i naftës së Iranit

Drejtori ekzekutiv i kompanisë kombëtare të naftës së Iranit ka njoftuar për rritjen me 40% të sasisë së eksporteve naftore të Iranit.

Mohsen Khoxhaste Mehr, drejtori ekzekutiv i kompanisë kombëtare të naftës së Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi se ringjallja dhe rimarrja e tregut të humbur të produkteve eksportuese në periudhën e sanksioneve, është prej qasjeve dhe objektivave të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit dhe në këtë kuadër në disa vende destinacione është eksportuar sasi më e madhe e naftës në krahasim me periudhën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Eksportimi i gazit të lëngët të Iranit në krahasim me periudhën e fillimit të punës së qeverisë së re të Iranit, gjithashtu është shtuar dy herë e gjysmë më shumë".

Më parë, gjithashtu agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se sasia e eksportit të naftës së Iranit drejt Kinës është shtuar më shumë në krahasim me periudhën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.