Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit
Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj disa subjekteve dhe individëve iranianë si pjesë e veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së pretendoi të mërkurën se Mohammad Ali Hosseini, Kompania Jastar Sanat Delijan, Kompania e Inxhinierisë Civile Pars Banai, Kompania Sepehr Delijan dhe Kompania e çimentos, ishin futur në listën e tij të sanksioneve me pretekstin e lidhjeve me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike. Sanksionet e reja të SHBA-së vijnë pasi zyrtarë në administratën e Presidentit Joe Biden kanë bërë pretendime të ndryshme ditët e fundit për një marrëveshje me Iranin në bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve, por mesa duket ata vetëm po kërkojnë t'ia hedhin topin Iranit pa përmbushur kërkesat e Teheranit. Bisedimet në Vjenë kanë shënuar njëfarë progresi për shkak të iniciativave të ekipit negociator iranian, por hezitimi i palëve perëndimore, veçanërisht administratës Biden, për të kompensuar veprimet e paligjshme të ish-administratës amerikane dhe vazhdimin e fushatës së presionit maksimal, ka vënë në dyshim seriozitetin e tyre dhe procesi i dialogut është bërë më i gjatë. Raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë, me fokus heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Iranit, i cili filloi në Vjenë më 8 shkurt, hyri në pushim për herë të dytë të premten, më 11 mars.