Amir Abdullahian: Afganistani ka nevojë për një qeveri kombëtare gjithëpërfshirëse
Në takimin e tretë të fqinjëve të Afganistanit në Kinë, ministri i Jashtëm iranian bëri thirrje për krijimin e një mekanizmi ndër-rajonal paralelisht me formimin e një qeverie kombëtare gjithëpërfshirëse në Afganistan.
Husein Amir Abdullahian në takim tha se rrënja e problemeve të Afganistanit mund t'i atribuohet okupimit afatgjatë të këtij vendi dhe politikave të gabuara të okupatorëve dhe Shteteve të Bashkuara. Amir Abdullahian shtoi se pushtimi i gjatë i Afganistanit jo vetëm që nuk e ndihmoi zhvillimin e tij, por edhe krijoi një lloj varësie që bëri që strukturat politike dhe ekonomike të shemben me tërheqjen e pushtuesve dhe si gjithmonë populli i shtypur i Afganistanit të jetë humbësi më i madh dhe viktima e kësaj situate. “Shtetet e Bashkuara sot nuk po flasin për pjesëmarrjen në rindërtimin e Afganistanit, ndërkohë që kanë pushtuar vendin për 20 vjet dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar popullin”, tha ai, duke vënë në dukje se kërcënimi i terrorizmit dhe përhapja e tij në Afganistan, është serioze.