Islami: Prodhimi i 10 mijë megavat energji, është "renesancë atomike"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125122-islami_prodhimi_i_10_mijë_megavat_energji_është_renesancë_atomike
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se në fushën e energjisë atomike do të prezantojmë projektin e prodhimit të rreth 10 mijë megavat energji atomike që në vete konsiderohet një "renesancë atomike".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2022 11:17 Europe/Tirane
  • Islami: Prodhimi i 10 mijë megavat energji, është

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se në fushën e energjisë atomike do të prezantojmë projektin e prodhimit të rreth 10 mijë megavat energji atomike që në vete konsiderohet një "renesancë atomike".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Islami, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, sot (të mërkurën) në një konferencë për shtyp, shpalosi programet të cilat do të realizohen me rastin e 16 vjetorit të ditës kombëtare të energjisë atomike në Iran që manifestohet më 9 prill dhe tha: "Teknologjia atomike e Iranit është një teknologji për të cilën ka nevojë vendi dhe kjo teknologji ka qëllime paqësore dhe nuk ndjek kurrfarë qëllimi tjetër. Përderisa regjimi sionist po vazhdon të prodhojë dokumente false dhe të kryejë veprime destruktive dhe terroriste, do të thotë se ekziston një lëvizje e cila as nuk dënohet dhe as nuk shtyp, por mirëpritet nga disa shtete të caktuara. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se ekziston një luftë e vazhdueshme mes të vërtetës dhe të pavërtetës e cila nuk përfundon dhe zhvillohet vazhdimisht. Në këtë kuadër, ne kemi qëllim të caktuar dhe nuk do të ndikohemi aspak nga zhurma propagandistike".

Islami në vazhdim theksoi: "Përfaqësuesit e ANEA kanë kryer vizitat dhe vëzhgimet e tyre dhe në dokumentet e tyre pretenduese në lidhje me njërën prej qendrave është pretenduar për një lloj uraniumi i cili në realitet nuk ekziston fare në Iran. Këto janë veprime dhe operacione destruktive që po bëhen kundër Iranit. Agjencia për Energji Atomike e Iranit pavarësisht pengesave dhe mosbashkëpunimeve të shteteve të tjera, ka arritur të zhvillojë teknologjitë e ndryshme gjithnjë duke u bazuar në mendimin, shkencën dhe përpjekjen e të shkencëtarëve iranianë. Të arriturat dhe sukseset e reja në fushën e teknologjisë Plasma dhe Laser do të prezantohen ditën e shtunë më 9 prill gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit".

Vlen të theksohet se më 9 prill të vitit 2006, u publikua lajmi se Irani ka arritur të zhvillojë teknologjinë për pasurimin e uraniumit dhe vendosjen në funksion të një cikli zinxhiror të plotë të teknologjisë për pasurimin e uraniumit në fabrikën e Natanzit. Për të vlerësuar punën e shkencëtarëve të rinj iranianë, Republika Islamike e Iranit datën 9 prill e ka shpallur Ditë Kombëtare të Energjisë Atomik në kalendarin iranian.