Në Moskë zhvillohet forumi i madh tregtar mes Iranit dhe Rusisë
Forumi i madh tregtar mes Iranit dhe Rusisë u zhvilluar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mbi 350 kompanive iraniane dhe ruse.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forumi i madh tregtar mes Iranit dhe Rusisë u zhvillua sot në Moskë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 350 kompanive iraniane dhe ruse. Ky forum ishte organizuar nga Dhoma Tregtare dhe Industriale e Rusisë.
Në këtë forum Kazem Xhalali, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Moskë, Alireza Pejman Pak, shefi i Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit dhe Sergei Katrin, kryetari i Dhomës Tregtare dhe Industriale të Rusisë, gjatë fjalës së tyre kanë folur për potencialet e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare mes Iranit dhe Rusisë, sidomos në rrethanat aktuale.
Në vazhdim të këtij forumi, përfaqësuesit e 70 kompanive iraniane dhe 300 kompanive ruse që veprojnë në 9 sektorë të ndryshëm si të industrisë, teknologjisë, petrokimisë, medikamenteve, industrive ushqimore etj., kanë zhvilluar takime të drejtpërdrejta duke diskutuar çështje tregtare.
Ditën e hënë një delegacion iranianë i përbërë nga 70 anëtarë ka shkuar në Moskë dhe 53 anëtarë të tij përfaqësonin sektorin privat të Iranit.