Nesër prezantohet gjenerata e re e radiomedikamenteve të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125238-nesër_prezantohet_gjenerata_e_re_e_radiomedikamenteve_të_iranit
Në Ditën Kombëtare të Teknologjisë Atomike në Iran gjatë një ceremonie në prani të presidentit të shtetit Sejed Ebrahim Raisi, do të prezantohet gjenerata e re e radiomedikamenteve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2022 11:49 Europe/Tirane
  • Nesër prezantohet gjenerata e re e radiomedikamenteve të Iranit

Në Ditën Kombëtare të Teknologjisë Atomike në Iran gjatë një ceremonie në prani të presidentit të shtetit Sejed Ebrahim Raisi, do të prezantohet gjenerata e re e radiomedikamenteve.

Shkenca e teknologjisë për prodhimin e radiomedikamenteve është natyralizuar dhe zhvilluar në Iran me punën dhe përpjekjet e shkencëtarëve iranianë dhe aktualisht Irani me prodhimin e mbi 50 llojeve të radiomedikamenteve për kurimin e disa llojeve të sëmundjeve kancerioze, vendoset në pozitën e parë në rajon dhe prodhimet e veta në këtë fushë i eksporton edhe në vendet e tjera.

Me punën dhe përpjekjen e shkencëtarëve atomik të Iranit, nesër gjatë një ceremonie zyrtare do të prezantohen disa produkte të gjeneratës së re të radiomedikamenteve.