Sot; Dita Kombëtare e Teknologjisë Bërthamore në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125280-sot_dita_kombëtare_e_teknologjisë_bërthamore_në_iran
Sot (e shtunë) 9 Prilli është quajtur “Dita Kombëtare e Teknologjisë Bërthamore” në shenjë mirënjohjeje ndaj përpjekjeve të nderuara të shkencëtarëve bërthamorë iranianë për të përfunduar ciklin e karburantit bërthamor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 09, 2022 08:19 Europe/Tirane
  • Sot; Dita Kombëtare e Teknologjisë Bërthamore në Iran

Sot (e shtunë) 9 Prilli është quajtur “Dita Kombëtare e Teknologjisë Bërthamore” në shenjë mirënjohjeje ndaj përpjekjeve të nderuara të shkencëtarëve bërthamorë iranianë për të përfunduar ciklin e karburantit bërthamor.

Në këtë ditë të vitit 2006, shkencëtarët iranianë arritën të prodhonin një cikël të plotë të karburantit bërthamor në një shkallë laboratorike. Duke shpallur suksesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve iranianë në arritjen e teknologjisë së pasurimit të uraniumit dhe nisjen e një zinxhiri të plotë të pasurimit me centrifuga të prodhuara nga Irani, në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Republika Islamike e Iranit u bë një nga vendet me teknologjinë e pasurimit të uraniumit. Sot; Irani me krenari ka normën më të lartë të rritjes në prodhimin e shkencës dhe në fusha të tilla si prodhimi dhe zhvillimi i qelizave staminale, nanoteknologjia dhe në prodhimin e radiofarmaceutikëve duke përdorur njohuri bërthamore dhe për këtë konsiderohet një ndër vendet me njohuri moderne botërore.