Presidenti iranian: Qeveria mbështet hulumtimet në teknologjinë bërthamore paqësore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125296-presidenti_iranian_qeveria_mbështet_hulumtimet_në_teknologjinë_bërthamore_paqësore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së tij në Ekspozitën e Arritjeve Bërthamore, theksoi: "Qeveria mbështet punën kërkimore dhe hulumtimet në teknologjinë paqësore bërthamore".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2022 09:51 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian: Qeveria mbështet hulumtimet në teknologjinë bërthamore paqësore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së tij në Ekspozitën e Arritjeve Bërthamore, theksoi: "Qeveria mbështet punën kërkimore dhe hulumtimet në teknologjinë paqësore bërthamore".

Në Ditën Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore, presidenti i Republikës Islamike të Iranit vizitoi ekspozitën e Agjencisë Kombëtare të Energjisë Atomike të Iranit për të parë arritjet dhe sukseset e reja të shkencëtarëve iranianë në fushën e teknologjisë bërthamore paqësore.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, "Sejed Ebrahim Raisi", presidenti i Iranit, sot (e shtunë), duke marrë pjesë në ekspozitën e arritjeve të teknologjisë bërthamore të Iranit, shpalosi nëntë produkte të reja të teknologjisë bërthamore të Iranit si dhe vizitoi edhe të arriturat dhe sukseset e tjera shkencore dhe teknologjike atomike paqësore të vendit të cilat janë shënuar gjatë viteve të kaluarën, si gjeneratat e ndryshme të centrifugave të prodhuara nga Irani.
Gjatë kësaj vizite, Sejed Ebrahim Raisi e cilësoi përparimin e të rinjve dhe shkencëtarëve iranianë në fushën e teknologjisë bërthamore si simbol të vetëbesimit dhe mbështetjes në fuqinë e brendshme dhe bëri thirrje për përhapjen e kësaj fryme të rëndësishme edhe në industri të tjera dhe fusha strategjike të Iranit.
“Mbështetja tek të rinjtë dhe shkencëtarët iranianë dhe puna e zellshme dhe dinamike, është një model që funksionon gjithmonë dhe ne duhet të ecim në këtë drejtim edhe në fusha të tjera”, tha ai, duke theksuar të drejtën për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore nga ana e Iranit.
Duke thënë se Irani nuk do të pranojë kurrë që kërkimet dhe hulumtimet në fushën teknologjisë atomike paqësore t'i nënshtrohen dëshirave apo mendimeve të të tjerëve, z. Ebrahim Raisi shtoi: "Puna kërkimore e shkencëtarëve iranianë në teknologjinë atomike për qëllime paqësore do të përshpejtohet dhe qeveria do ta mbështesë këtë proces".
Gjatë vizitës së presidentit iranian në këtë ekspozitë, Muhamad Eslami, kreu i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe Sorena Sattari, sekretar për shkencë dhe teknologji në Presidencën e Iranit, i prezantuan dhe shpjeguan presidentit arritjet shkencore dhe teknologjike të Iranit në fushën bërthamore.
Gjatë kësaj ekspozite, Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit njoftoi gjithashtu tre planet e saj strategjike për prodhimin e 10,000 MW energji bërthamore, zhvillimin e përdorimit të rrezatimit dhe ndërtimin e një termocentrali 360,000 MW tërësisht autokton në Darkhovin.