Iranofobia në Afganistan; Afganistanofobia në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125498-iranofobia_në_afganistan_afganistanofobia_në_iran
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke iu referuar lidhjeve të thella historike dhe të gjera mes dy kombeve të Iranit dhe Afganistanit, paralajmëroi për planet e komplotistëve dhe keqdashësve të marrëdhënieve mes dy vendeve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 12, 2022 20:15 Europe/Tirane
  • Iranofobia në Afganistan; Afganistanofobia në Iran

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke iu referuar lidhjeve të thella historike dhe të gjera mes dy kombeve të Iranit dhe Afganistanit, paralajmëroi për planet e komplotistëve dhe keqdashësve të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Të hënën, Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane, gjithashtu rikujtoi përgjegjësinë e organit qeverisës afgan, në ruajtjen e sigurisë së objekteve diplomatike dhe tha:  Siguria e plotë e ambasadave dhe misioneve të Republikës Islamike të Iranit në Herat dhe qytete të tjera të Afganistanit duhet të garantohet plotësisht dhe të jepen garancitë e nevojshme për funksionimin e sigurt të këtyre misioneve. Të hënën, një numër njerëzish u mblodhën para Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Kabul dhe Konsullatës së Përgjithshme të Iranit në Herat dhe filluan të gjuanin me gurë. Kjo ndodhi pasi rreth një muaj më parë në hapësirën kibernetike u publikuan disa lajme të rreme për refugjatët afganë me qëllim që të provokonin emocionet dhe ndjenjat si tek iranianët ashtu edhe tek afganët. Të martën e kaluar, një person takfirist sulmoi tre klerikë në oborrin Profeti i Shenjtë të mauzoleut Imam Rezai (AS), Imamit të tetë Shiit në botë, në qytetin e Mashhadit. Ky sulm çoi në martirizimin e dy prej tyre dhe shkaktoi reagime të shumta nga figurat politike dhe mendimtarët afganë. Pas kësaj janë publikuar pamje joreale mbi torturimin dhe dhunën e ushtruar ndaj emigrantëve afganë që jetojnë në Iran. Analizimi i  lajmeve në javët e fundit tregojnë se këto filmime janë veprime  të planifikuara nga armiku për të ndikuar në opinionin publik në Iran dhe Afganistan. Këto veprime po bëhen në kuadër të  projektit të Iranofobisë dhe Afganistanofobisë;  Në këtë lajme të rreme dhe ndonjëherë të vjetra flitet gjoja për fluksin e refugjatëve afganë në Iran ose për arrestimin e grupeve të qytetarëve afganë që po planifikonin akte terroriste në qytete të ndryshme të Iranit. Krijimi apo intensifikimi i dallimeve etnike dhe fetare ka qenë gjithmonë një nga politikat e armiqve, përfshirë edhe vendet perëndimore, për të krijuar kriza dhe pasiguri në vendet fqinje.  Vendet perëndimore gjithashtu përdorin çështjen e emigrantëve si levë kundër Republikës Islamike të Iranit, ndërsa ata vetë nuk kanë pasur kurrë një pikëpamje humane për popullin afgan. Ndërkohë, Republika Islamike e Iranit pret emigrantë afganë për më shumë se dyzet vjet dhe tani të paktën 5 milionë prej tyre jetojnë në Iran dhe gëzojnë mundësitë e disponueshme në Republikën Islamike të Iranit ashtu si qytetarët iranianë.  Zhvillimet e fundit në Afganistan gjithashtu ka shtyrë një valë të re të shtetasve afganë që të dynden për në Iran. Republika Islamike e Iranit, me gjithë problemet ekonomike të shkaktuara nga sanksionet shtypëse dhe pa ndihmën ndërkombëtare, nuk u krijoi atyre asnjë pengesë për të hyrë në vend dhe atyre u ka dhënë një mikpritje të denjë. Natyrisht, lidhjet kulturore, fetare dhe historike midis dy kombeve të Iranit dhe Afganistanit si dy vende fqinje janë aq të gjera dhe aq të thella saqë nuk mund të shkatërrohen nga komplote të tilla të armiqve. Por megjithatë duhet më shumë vëmendje dhe vigjilencë për vazhdimin e këtyre marrëdhënieve dhe lidhjeve. Ish-presidenti afgan Hamid Karzai ka thënë: “Populli i Iranit dhe Afganistanit kanë lidhje dhe marrëdhënie të gjata historike dhe të dy kombet duhet ta mbrojnë atë me vigjilencë të plotë dhe frymën e vëllazërisë dhe fqinjësisë."