Irani rrit çmimin zyrtar të shitjes së naftës për vendet aziatike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125536-irani_rrit_çmimin_zyrtar_të_shitjes_së_naftës_për_vendet_aziatike
Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës rriti çmimin zyrtar të shitjes së naftës së papërpunuar të eksportit për furnizim e klientëve aziatikë në maj.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 13, 2022 14:30 Europe/Tirane
  • Irani rrit çmimin zyrtar të shitjes së naftës për vendet aziatike

Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës rriti çmimin zyrtar të shitjes së naftës së papërpunuar të eksportit për furnizim e klientëve aziatikë në maj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Departamenti i Çështjeve Ndërkombëtare të Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit ka ngritur çmimin e naftës së lehtë bruto, të rëndë dhe të papërpunuar për shitje në prill me 9,20 dollarë, 7,95 dollarë dhe 8,05 dollarë, më shumë se sa çmimin mesatar i naftës Oman/Dubai. Çmimi i një fuçie nafte bruto të lehtë iraniane për shitje në muajin maj është rritur me 9 dollarë e 20 cent, çmimi i naftës së rëndë bruto të Iranit është rritur me 7 dollarë e 95 cent dhe çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 8 dollarë e 5 cent në krahasim me çmimin e muajit prill. Çmimi mesatar i naftës bruto Oman/Dubai është çmimi bazë i naftës së papërpunuar në Azinë Perëndimore.

Irani e ka caktuar çmimin e shitjes së naftës bruto të lehtë në tregun e Evropës Veriperëndimore më të lartë se nafta Brent kurse çmimin e naftës bruto të rëndë në këtë treg e ka caktuar më të ulët se çmimi i naftës Brent.

Kompania e naftës së Arabisë Saudite Aramco kishte njoftuar më parë një rritje zyrtare të çmimit të shitjes së naftës së saj të lehtë bruto për furnizim për klientët aziatikë në maj.