Nafta e rëndë iraniane u rrit me rreth 20 dollarë
(last modified Wed, 13 Apr 2022 18:12:47 GMT )
Prill 13, 2022 20:12 Europe/Tirane
  • Nafta e rëndë iraniane u rrit me rreth 20 dollarë

Sipas raportit të fundit mujor të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), muajin e kaluar çmimi i naftës së rëndë iraniane u rrit me 20.8%.

Çmimi i një fuçi nafte të rëndë iraniane arriti në 112 dollarë e 40 cent për fuçi në mars 2022, që ishte 19 dollarë e 36 cent, ose 20.8 për qind, krahasuar me 93 dollarë e katër cent në muajin shkurt. Çmimi mesatar i naftës së rëndë iraniane nga fillimi i vitit 2022 deri më sot ka arritur në 97,55 dollarë krahasuar me çmimin mesatar prej 60 dollarësh në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Vlera e shportës së naftës OPEC u rrit për të tretin muaj radhazi, me 19,53 dollarë ose 20,8 për qind nga çmimi i shkurtit, duke arritur në 113,48 dollarë për fuçi në muajin mars. Vlera mesatare e shportës së naftës të OPEC-ut që nga fillimi i vitit 2022 ka arritur në 98 dollarë e 11 cent për fuçi krahasuar me 60 dollarë e 22 cent në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Sipas burimeve dytësore, prodhimi i naftës i OPEC-ut, i përbërë nga 13 vende, arriti në 28.56 milionë fuçi në ditë në muajin mars, që përbën një rritje prej 57 mijë fuçi në ditë krahasuar me muajin shkurt. Prodhimi i naftës u rrit kryesisht në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por u ul në Libi, Nigeri dhe Kongo. Prodhimi i naftës i Iranit në mars u rrit me disa fuçi në ditë krahasuar me muajin e kaluar dhe u rrit nga 2,539 milionë fuçi në ditë në 2,546 milionë fuçi në ditë.

Tags