Zbulimi i 113 armëve në kufijtë veriperëndimorë të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125686-zbulimi_i_113_armëve_në_kufijtë_veriperëndimorë_të_iranit
Komandanti kufitar i provincës së Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit njoftoi për shkatërrimin e bandës së kontrabandës së armëve dhe zbulimin e 113 armëve në kufijtë e qytetit Urmie.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2022 03:50 Europe/Tirane
  • Zbulimi i 113 armëve në kufijtë veriperëndimorë të Iranit

Komandanti kufitar i provincës së Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit njoftoi për shkatërrimin e bandës së kontrabandës së armëve dhe zbulimin e 113 armëve në kufijtë e qytetit Urmie.

Gjeneral brigade "Jahja Hossein Khani" tha se rojet kufitare të Regjimentit Kufitar të Urmiesë, duke kontrolluar plotësisht brezin kufitar dhe për të luftuar kontrabandën e armëve dhe municioneve, morën informacion të saktë për hyrjen e paligjshme të armëve në vend dhe kanë arritur të parandalojnë futjen e jashtëligjshme të këtyre armëve. Gjeneral Hossein Khani shtoi se gjatë monitorimit të rajonit, rojet kufitare iraniane identifikuan vendndodhjen e saktë të ngarkesës kontrabandë dhe mundën të zbulonin 113 armë dhe të kapnin kontrabandistët. Komandanti kufitar i provincës së Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit deklaroi se në këtë operacion u arrestua një drejtues i automjetit kontrabandës së armëve në zonë dhe u identifikuan 5 persona të përfshirë në kontrabandë armësh të cilët më pas u arrestuan nga rojet kufitare.