Kalibaf: Të rinjtë palestinezë po i kundërvihen regjimit sionist
Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit theksoi: Drita e Kuranit në zemrat e të rinjve palestinezë i ka bërë ata të ngrihen kundër regjimit sionist dhe si një trup i vetëm të përballen me regjimin sionist, duke qenë prezent për të rezistuar në Tel Aviv.
Muhamed Bagher Kalibaf në hapjen e Ekspozitës së 29-të Ndërkombëtare të Kuranit të Shenjtë në xhaminë Imam Khomeini(ra) tha: Kjo ekspozitë është në kujtim të dëshmorit të çmuar martir Sulejmani. Sot ne të gjithë u jemi borxhli dëshmorëve të dashur materialisht dhe shpirtërisht. Kalibaf kritikoi përpjekjet e vendeve arabe për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist, duke thënë: Sot pas më shumë se shtatë dekadash, ata të rinjtë që nuk ishin në ditët e krimit dhe pushtimit, u ngritën për të mbrojtur Palestinën. Kalibaf gjithashtu tha: Në një kohë kur të gjitha vendet e botës po përpiqen të mbajnë emrin e Palestinës, Drita e Kuranit në zemrat e të rinjve palestinezë i ka bërë ata që të ngrihen kundër regjimit sionist dhe si një trup i vetëm të shfaqen në qendër të pushtetit të regjimit sionist, Tel Aviv, për të rezistuar dhe luftuar. Kjo është kultura e Kuranit.