Gharibabadi: Suedia është bërë burg për myslimanët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125842-gharibabadi_suedia_është_bërë_burg_për_myslimanët
Zëvendës Shefi i Shtabit për Çështjet Ndërkombëtare të Gjyqësorit dhe Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Iranit iu referua Suedisë si një burg për myslimanët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2022 16:31 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Suedia është bërë burg për myslimanët

Zëvendës Shefi i Shtabit për Çështjet Ndërkombëtare të Gjyqësorit dhe Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Iranit iu referua Suedisë si një burg për myslimanët.

TRT World ka transmetuar së fundmi pamjet e një personi në Suedi që i vë zjarrin Kuranit të Shenjtë. Ishte Rasmussen Paluden, lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Danimarkë, i cili dogji Kuranin në një lagje suedeze. Ky veprim nxiti protesta në Suedi dhe në një numër vendesh islamike. Në lidhje me këtë, "Kazem Gharibabadi", zëvendës shefi i shtabit për çështjet ndërkombëtare të gjyqësorit dhe sekretari i shtabit të të drejtave të njeriut të Iranit, në një postim në Twitter shkroi: “Përdhosja e simboleve të shenjta fetare nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë”. Gharibabadi sqaroi: “Intoleranca fetare është në rritje në të gjithë Evropën dhe tani, me mbështetjen e qeverisë (suedeze), Suedia është bërë një burg për myslimanët. Atyre duket se u mungon logjika dhe jetojnë në idetë mesjetare!"