Presidenti iranian dënoi sulmet terroriste në Afganistan
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke dënuar sulmet terroriste ndaj disa shkollave në Kabul të Afganistanit, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Ra’isi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, deklaroi se përgjegjësi për këto sulme terroriste përveç që bie mbi terroristët, bie edhe mbi ato shtete të cilat gjatë viteve të kaluara në emër të garantimit të sigurisë, me ndërhyrjet e tyre të papërgjegjshme kanë luajtur rolin më të madh në krijimin e pasigurisë dhe destabilizimin e Afganistanit.
Sejed Ebrahim Raisi gjithashtu kërkoi nga qeveria e përkohshme e Afganistanit që të marrë të gjitha masat për mospërsëritjen e sulmeve të tilla që numrin më të madh të viktimave të tyre e përbëjnë fëmijët dhe nxënësit.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe rastet dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare të Iranit me vendet e rajonit dhe e vlerësoi të mirë gjendjen e tregtisë së Iranit dhe theksoi shfrytëzimin e rasteve dhe mundësive ekzistuese për përdorimin e potencialeve të sektorit privat në këtë drejtim.