Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125998-bisedë_telefonike_mes_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_sirisë
Ministri i Jashtëm iranian shkëmbeu mendime me ministrin e Jashtëm sirian për çështje me interes të përbashkët, për marrëdhëniet dypalëshe dhe disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 21, 2022 16:49 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Sirisë

Ministri i Jashtëm iranian shkëmbeu mendime me ministrin e Jashtëm sirian për çështje me interes të përbashkët, për marrëdhëniet dypalëshe dhe disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas IRNA, ministri i jashtëm iranian Husein Amir Abdullahian sot (e enjte) në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm sirian Faisal Miqdad, duke shprehur kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit në nivele të ndryshme dhe përpjekjet e veçanta të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve mes tyre, përshëndeti mbajtjen e Komisionit të Lartë të Përbashkët me qëllim përshpejtimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në sektorin privat. Amir Abdullahian, duke dënuar ashpër veprimet e regjimit sionist në përdhosjen e vendit të shenjtë të Xhamisë Al-Aksa, vuri në dukje se: Për çdo ditë ne shohim krimet e sionistëve në xhaminë Al-Aksa. Ministri i Jashtëm iranian shpresoi se në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kodsit, qeveritë dhe parlamentet e botës islame dhe individë të kombeve myslimane do të  shprehin një mesazh të fortë në mbrojtje të Palestinës dhe Kodsit të Shenjtë dhe në dënimin e agresionit sionist. Amir Abdullahian për procesin e bisedimeve bërthamore gjithashtu tha: Shkëmbimi i mesazheve mes Iranit dhe amerikanëve po bëhet përmes Bashkimit Evropian dhe ne në këtë drejtim e kemi theksuar shumë herë, se Republika Islamike e Iranit nuk u kushton rëndësi kërkesave të tepruara dhe nuk është e gatshme të tërhiqet nga vijat e saj të kuqe. Ministri i Jashtëm iranian shtoi: Rruga e diplomacisë funksionon mirë dhe nuk jemi larg arritjes së një marrëveshjeje të mirë dhe të qëndrueshme. Ministri i Jashtëm sirian Faisal Miqdad gjithashtu shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe njoftoi gatishmërinë e Damaskut për të mbajtur sa më parë një Komision të Lartë të përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit. Ministri i Jashtëm sirian gjithashtu dënoi ashpër krimet sioniste dhe përdhosjen e xhamisë Al-Aksa dhe vlerësoi rolin dhe pozicionin parimor të udhëheqjes dhe qeverisë dhe popullit të Republikës Islamike të Iranit në mbështetjen e rezistencës palestineze. Faisal Miqdad shtoi: Shpallja e Ditës së Kodsit nga Imam Khomeini (ra) shkaktoi formimin e një rrjedhe globale që çdo qenie njerëzore e nderuar dhe dinjitoze e respekton atë.