Irani dënon sulmin terrorist në xhaminë sunite në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126074-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_xhaminë_sunite_në_afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorist në xhaminë e myslimanëve sunite "Mevlavi Skandar" në Afganistan dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 23, 2022 13:48 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në xhaminë sunite në Afganistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorist në xhaminë e myslimanëve sunite "Mevlavi Skandar" në Afganistan dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Sa'id Khatibzade dënoi sulmin terrorist në xhaminë e myslimanëve sunite "Mevlavi Skandar" në Afganistan të kryer me shpërthimin e një bombe dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist..

Khatibzade duke vë në dukje një varg sulme terroriste të kryera gjatë ditëve të fundit në Afganistan, deklaroi se përshkallëzimi i dhunës dhe terrorit në këtë vend është një shqetësim i thellë dhe këto sulme tregojnë qartë qëllimet e liga të terroristëve të huaj mercenarë që kërkojnë të bëjnë luftë civile në Afganistani.

Mediat afgane raportuan të premten se në orën 14:30, ka ndodhur një shpërthim brenda xhamisë "Mevlavi Skandar" në rrethin Imam Sahib të provincës Kunduz në Afganistan, gjatë kohës kur besimtarët afganë ishin duke u falur.

Numri i të vrarëve nga ky shpërthim terrorist është rritur në 33 persona dhe numri i të plagosurve ka shkuar në 43 persona.