Katër mijë dijetarë shiitë dhe sunitë të Iranit nënshkruan Traktatin e Kodsit
Drejtori i Përgjithshëm i Feve dhe Besimeve të Organizatës së Propagandës Islamike të Iranit njoftoi nënshkrimin e një traktati nga katër mijë dijetarë sunitë dhe shiitë të shkruar për të shpëtuar Kodsin.
Nesër (e premte), 29 prill 2022 përkon me 27 Ramazanin e vitit 1443, që është Dita Ndërkombëtare e Kodsit. Hazreti Imam Khomeini (RA), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit për të mbajtur gjallë çështjen themelore të Palestinës dhe për të shpallur solidaritetin e myslimanëve të botës me palestinezët dhe për të mobilizuar forcat për të shpëtuar Kodsin e Shenjtë nga pushtimi sionist, të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit e ka caktuar si Dita Botërore e Kodsit. Sipas IRNA, Hojjatoleslam Mohammad Taghi Seifai, Drejtor i Përgjithshëm i Feve të Organizatës së Propagandës Islamike të Iranit, tha: Më shumë se 4000 dijetarë shiitë dhe sunitë në "Takimet e Unitetit dhe Rezistencës" ranë dakord për çështjen e Al-Kodsit dhe mënyrat për të ndihmuar në çlirimin e Palestinës dhe nënshkruan një traktat. Sifai shtoi, katër mijë dijetarë shiitë dhe sunitë të Iranit u betuan gjithashtu në Traktatin e Kodsit për të mos neglizhuar asnjë veprim për të shpëtuar Kodsin nga kthetrat e pushtuesve