Iran, shënohet Dita Kombëtare e Gjirit Persik
Sot, më 30 prill, në Iran, shënohet përvjetori i dëbimit të pushtuesve portugezë nga ujërat jugore të Iranit në vitin 1622, dhe kjo datë është shënuar me emrin “Dita Kombëtare e Gjirit Persik”.
Gjiri Persik si një prej korridoreve të rëndësishme detare, gjithnjë ka pasur një pozitë të dalluar politike dhe sot gjithashtu njihet si korridori më i rëndësishëm detar ndërkombëtar në botë. Gjiri Persik gjithmonë ka qenë si një prej korridoreve të rëndësishme për shkëmbimin e mallrave dhe zhvillimin e tregtisë mes Lindjes dhe Perëndimit, prandaj ky rajon gjithnjë ka qenë një fushë për rivalitet dhe konflikt mes fuqive rajonale dhe ndërkombëtare. Disa shtete arabe rreth Gjirit Persik gjatë viteve të fundit me nxitjen e kolonialistëve perëndimor, kanë bërë përpjekje të gjera për të ndryshuar emrin e Gjirit Persik, ndërkohë që emri i Gjirit Persik që nga kohërat e lashta ka qenë në mënyrë dhe i pandryshuar “Gjiri Persik”. Gjiri Persik jo vetëm në Azinë Perëndimore dhe në kontinentin e Azisë, por në të gjithë botën ka një rëndësi shumë të madhe ndërsa ka një lidhje disa mijëra vjeçare me civilizimin persian, prandaj pikërisht për këtë arsye Gjiri Persik gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes së fuqive politike, ushtarake dhe ekonomike të botës, në qendër të vëmendjes së gjeologëve, arkeologëve, historianëve dhe gjeografëve. Gjiri Persik është një det gjysmë i mbyllur në mes të Iranit dhe Gadishullit Arabik i cili nëpërmjet Ngushticës Hormuz, lidhet me Detin e Omanit dhe nga atje me Oqeanin Indian. Kjo sipërfaqe ujore shtrihet në jug dhe në jugperëndim të Iranit dhe është në fqinjësi me provincat Khuzestan, Bushehr dhe me një pjesë të provincës Hormozgan të Iranit ndërsa kufizohet me shtatë shtete arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Irakun, Arabinë Saudite, Omanin, Katarin dhe Kuvajtin me gjatësi të ndryshme të vijës bregdetare.