Ushtria iraniane ka artilerinë më të madhe në Azinë Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126524-ushtria_iraniane_ka_artilerinë_më_të_madhe_në_azinë_perëndimore
Zëvendës Ekzekutivi i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: Ushtria iraniane ka artilerinë më të madhe dhe të të gjitha llojeve në Azinë Perëndimore dhe ky është një fakt që e pranojnë si miqtë ashtu edhe armiqtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Ushtria iraniane ka artilerinë më të madhe në Azinë Perëndimore

Zëvendës Ekzekutivi i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: Ushtria iraniane ka artilerinë më të madhe dhe të të gjitha llojeve në Azinë Perëndimore dhe ky është një fakt që e pranojnë si miqtë ashtu edhe armiqtë.

Sipas IRNA, gjeneral brigade Kiomars Sharafi, zëvendës ekzekutiv i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, të dielën, duke iu referuar përparimit të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në pesë vitet e fundit, shtoi: Pavarësisht sanksioneve, helikopterët e ushtrisë janë në gjendje të fluturojnë ditë e natë dhe rrezet e raketave të tyre janë përmirësuar dhe e gjitha kjo falë Revolucionit Islamik. Zëvendës Ekzekutiv i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sot njësia raketore e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit është një njësi e goditjes në një pikë dhe shtoi:  Lindja dhe Perëndimi nuk mendonin se do të krijohej një precedent i quajtur Revolucioni Islamik dhe nuk e mendonin se do të thyheshin standardet e tyre në qeverisjen e botës, ku feja dhe bota do të bashkoheshin nëpërmjet Revolucionit Islamik i cili filloi një epokë të re në botë që sot po përparon me shpejtësi. Gjeneral brigade Sharafi theksoi: Stabiliteti dhe siguria e shoqërisë së sotme islame është një nga arritjet e Revolucionit Islamik, e cila është arritur falë përpjekjeve të luftëtarëve të djeshëm dhe të sotëm.