Ambasadori suedez thirret në Ministrinë e Jashtme iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126540-ambasadori_suedez_thirret_në_ministrinë_e_jashtme_iraniane
Pas arrestit politik të Hamid Nourit nga qeveria suedeze, ambasadori i këtij vendi u thirr në Teheran dhe tij iu dha një notë e ashpër proteste nga Irani kundër akuzave të pabaza dhe të sajuara të prokurorit suedez për Republikën Islamike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2022 04:25 Europe/Tirane
  • Ambasadori suedez thirret në Ministrinë e Jashtme iraniane

Pas arrestit politik të Hamid Nourit nga qeveria suedeze, ambasadori i këtij vendi u thirr në Teheran dhe tij iu dha një notë e ashpër proteste nga Irani kundër akuzave të pabaza dhe të sajuara të prokurorit suedez për Republikën Islamike.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pas arrestimit politik të Hamid Nourit nga Suedia dhe leximit të një përmbledhjeje të aktakuzës së prokurorit të atij vendi në seancat e fundit të gjyqit të tij në Stokholm, ambasadori suedez në Teheran, Matthias Lentz, u thirr të dielën në Ministrinë e Jashtme dhe atij iu dha një notë e ashpër proteste e Iranit kundër akuzave të pabaza dhe të sajuara të prokurorit suedez për Republikën Islamike. Ndihmësministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Evropës Perëndimore i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e cilësoi procesin e gjyqit dhe arrestimin e Hamid Nourit plotësisht të paligjshëm dhe nën ndikimin e veprimeve dhe diktateve të rreme të grupit terrorist të hipokritëve të MEK dhe dënoi ashpër atmosferën armiqësore të ngritur kundër Republikës Islamike të Iranit. Ai bëri thirrje gjithashtu për t'i dhënë fund shfaqjes politike të gjykatës suedeze dhe lirimin e Hamid Nouri, një shtetas iranian i burgosur në atë vend.  Në përgjigje, ambasadori suedez deklaroi se do t'ia raportonte çështjen zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme.