Khatibzadeh: Shtetet e Bashkuara të Amerikë ndërprenë negociatat në Vjenë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke folur rreth bisedimeve të Vjenës, deklaroi se marrëveshja është gati për t'u nënshkruar, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë bisedimet.
Raundi i tetë i bisedimeve për heqjen e sanksioneve, i cili filloi më 27 dhjetor 2021, që nga data 11 mars 2022, hyri në një fazë pauze me sugjerimin e shefit të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, dhe delegacionet negociatore u kthyen në kryeqytetet e tyre për konsultime politike.
Që atëherë, palët kanë folur për progres në negociata dhe ulje të mosmarrëveshjeve, por çështja e garancive dhe heqja e personave fizikë dhe juridikë nga lista e kuqe dhe nga lista e sanksioneve, është ende një nga çështjet për të cilat Amerika si shkelëse e marrëveshjes bërthamore akoma nuk ka marrë vendimin politikë të nevojshëm për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një intervistë për kanalin televiziv Al-Menar, tha se marrëveshja për temat kryesore të bisedimeve në Vjenë është gati dhe pret të nënshkruhet, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar bisedimet në disa çështje dhe kanë ndërprerë procesin e negociatave.
Khatibzade duke thënë se Amerika nuk mund të marrë një vendim politik për këto çështje, tha: "Për fat të keq, qeveria e Joe Biden në vend që të vërtetojë sinqeritetin e vet në bisedime, po vazhdon të ndjek politikat e ish-qeverisë së Trump".
Khatibzade tha: “Nëse Amerika ka aftësinë për të marrë vendime politike për ato pak çështje të mbetura të pazgjidhura në negociatat e Vjenës, ne jemi gati të kthehemi nesër në Vjenë, megjithëse presim grupin 4+1 për të vërtetuar se Amerika është një palë që mund të zotimet e saj".
Khatibzade në lidhje me bisedimet Teheran-Riad, deklaroi se të dyja palët po përpiqen të arrijnë një mirëkuptim të përbashkët për çështjet dhe mosmarrëveshjet ekzistuese.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi se ajo që ndodhi në pesë raundet e kaluara të bisedimeve mes Iranit dhe Arabisë Saudite kishte për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Një nga çështjet e rëndësishme në këto bisedime është nevoja për sigurimin e të drejtat e popullit palestinez.
Khatibzade theksoi se çështja e Palestinës nuk është një çështje e negociueshme dhe se Irani do të mbetet i përkushtuar në luftën për çlirimin e Kodsit të shenjtë.